Vllaznia “i fik” dritat Dinamos në Tiranë: leksion shkodran nga djemtë e Edi Martinit. Ja si ndryshon renditja (VIDEO)

Vllaznia “i fik” dritat Dinamos në Tiranë: leksion shkodran nga djemtë e Edi Martinit. Ja si ndryshon renditja (VIDEO)

19 Janar 2026 23:15 Telesport Pas fitores së rëndësishme ndaj Egnatias, Vllaznia ka nisur 2026 në mënyrë perfekte dhe sonte në “Air Albania Stadium” mundi me rezultatin 2-0 Dinamon, në një ndeshje që kuqeblutë madje kishin shanset për të thelluar diferencën me gola duke qenë se goditën shtyllën, shpërdoruan dy kundërsulme dhe panë edhe një gol t’i anulohej. GOLI I BALAJT (VIDEO) Ishte një sfidë e pazakontë pasi pati një pushim shumë më të gjatë se zakonisht për shkak të problemeve me energjinë elektrike në pushimin e ndeshjes. Për rreth 35 minuta nuk u luajt dhe madje lojtarët zbritën në pjesën e dytë në fushë duke bërë nxehjen nga e para. Gjithsesi, në të dy pjesët, ishte Vllaznia e cila ishte më e qartë në...