No Image Available

Vllaznia ‘humb’ lojtarin cilësor, Kastrati operohet në Prishtinë

Edi Martini fliste me superlativa për Lirim Kastratin përpara se ai të niste këtë edicion me Vllazninë. Në fakt tekniku kuqeblu kishte të drejtë pasi Kastrati dëshmoi në fushë se ishte një lojtar anësor me tipare sulmuese që bënte diferencën në kampionatin shqiptar. Tani pas dëmtimit, 27 vjeçari mësohet se ka kryer një operacion në Prishtinë dhe do të duhen disa muaj që ai të rikthehet në fushë. Shkak u bë ligamenti krociat ndërsa me gjasë futbollisti me nëmër 7 do të kthehet vetëm sezonin e ardhëshëm. Pritet reagimi i klubit për aktivizimin e klauzolës së rinovimit…/Sportiim.al/ Post navigation