Vllaznia fiton duelin e pretendentëve ndaj Teutës, triumfojnë edhe Kamza Basket e Skënderbeu

Vllaznia fiton duelin e pretendentëve ndaj Teutës, triumfojnë edhe Kamza Basket e Skënderbeu

Janë luajtur të shtunën tri ndeshjet e para të javës së 11-të të Superligës shqiptare në basketboll. Kamza Basket fitoi 125-75 ndaj Elbasanit, duke konsoliduar pozitat në vendin e gjashtë në renditje. Fitorja me 50 pikë tregon qartë diferencat mes ekipeve. Për kamzalinjtë u dallua Murray me 30 pikë e 13 rebound. Fitore të rëndësishme korri Vllaznia, që në fushën e saj mundi 88-73 Teutën, dy ekipe që synojnë fazën play off. Shkodranët u shkëputën që në fillim dhe e merituan fitoren falë 51 pikëve të dyshes Thomas-Bryant. Ekipi i skënderbeut nuk zhgënjen në fushën e tij, duke mposhtur 100-73 Flamurtarin. Ndeshje e komanduar nga korcarët, ku u dalluan Ëakefield me 29 pikë e Mason me 27 pikë, më të mirët në fushë. Superliga-Meshkuj, java...