Vllaznia e pandalshme, ndjek Apolonia. Ja situata në Superioren e femrave pas përfundimit të fazës së parë

Vllaznia e pandalshme, ndjek Apolonia. Ja situata në Superioren e femrave pas përfundimit të fazës së parë

Kampionati “Kategoria Superiore” për vajza përmbylli në muajin dhjetor fazën e parë të sezonit 2025/2026. Në këtë edicion marrin pjesë 9 skuadra: Apolonia, Atletik Klub, Egnatia, Vllaznia, Gramshi, Kinostudio, Lushnja, Partizani e Vllaznia. Në këtë fazë të parë janë luajtur në total 9 javë dhe secili ekip ka luajtur 8 ndeshje. Vllaznia kryeson renditjen e kampionatit me plot 8 ndeshje të fituara, duke konfirmuar ecurinë pozitive nga edicionet e kaluara. Në vendin e dytë renditet skuadra e Apolonisë, me 19 pikë të grumbulluara, 6 fitore,1 barazim dhe 1 humbje. Në TOP 3 të këtij klasifikimi është edhe skuadra e Gramshit, që ka fituar 5 ndeshje, ka barazuar 1 dhe ka humbur 2 ndeshje duke grumbulluar deri tani 16 pikë. Partizani renditet në vendin e katërt...