Vllaznia bie në Vlorë, fitore shprese për Flamurtarin

Vllaznia bie në Vlorë, fitore shprese për Flamurtarin

8 Mars 2026 20:08 Telesport Flamurtari ka rigjetur më në fund fitoren duke mposhtur 1-0 në Vlorë kryesuesit e Vllaznisë, sfidë e vlefshme për javën e 27-të në Abissnet Superiore. Goli vendimtar i takimit u shënua në minutën e 33-të, ku pas një krosimi perfekt të kapitenit Lorenc Trashi nga lrahu, Erald Maksuti e ul me kokë topin për Bolzan, ky i fundit e dërgon në rrjetë me një goditje të fuqishme. Në minutën e 37-të, gjërat vështirësohen akoma edhe më shumë për shkodranët, të cilët mbeten me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Bismark Charles, pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Trashit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vlonjatët. Pavarësisht mundësive dhe rasteve për të dy ekipet në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi...