No Image Available

Vllaznia bie në Ballsh, Elbasani ngre kokë në Vorë

Bylis- Vllaznia 2-0 (Stoiliv 48′, Malomo 90+6′) AF Elbasani- Vora 2-1 (Olberkis 28′, Lleshi 78′ p/ Kasalla 39′) Pas shtatë fitoreve radhazi, skuadra e Vllaznisë, kryesuese e Abissnet Superiore, rrëzohet keq në “Adush Muça” të Ballshit. Për javën e 25-të të Superiores, shkodranët u mundën 2-0 nga ekipi i Bylis duke mos arritur të ruajnë vazhdimësinë e fitoreve radhazi. Në fakt edhe pse shkodranët po humbnin 1-0, në fund atyre i’u mohua një penallti nga Emanuela Rusta e cila edhe pse u ftua nga VAR dhe e pa aksionin në monitor, i qëndroi vendimit të saj duke mos akorduar goditje 11 metërshi për skuadrën e Martinit. Më pas, në shtesë teksa portieri Phols kishte lënë portën në ndihmë të sulmit, Malomo pas një inkursioni individual...