Vllaznia bën goditjen e madhe, rikthehet sulmuesi
Vllaznia ka bërë goditjen e madhe në merkaton e dimrit. Shkodranët kanë arritur marrëveshjen me CSKA-në e Sofjes për huazimin e sulmuesit Kevin Dodaj. Futbollisti do të jetë pjesë e skuadrës shkodrane deri në përfundim të sezonit, në muajin maj. Dodaj do të mbërrijë në Shkodër brenda dy ditëve për t’u bashkuar me grupin në stërvitje nën drejtimin e trajnerit Edi Martini. Sulmuesi pritet të jetë i gatshëm për aktivizim që në sfidën ndaj Teutës. Ky transferim synon të rrisë opsionet në repartin e avancuar për pjesën e dytë të kampionatit. Pas eksperiencës në kampionatin bullgar, lojtari rikthehet në Kategorinë Superiore si përforcim i merkatos së janarit.
Burimi:
sot.com.al