Vlahovic përshpejton rikuperimin pas dëmtimit, mund të rikthehet për ndeshjen e madhe

Vlahovic përshpejton rikuperimin pas dëmtimit, mund të rikthehet për ndeshjen e madhe

8 Janar 2026 11:03 Alfred Lleshi Juventusi mund ta rikthejë Dusan Vlahovic më herët se sa pritej. Sipas “Tuttosport”, sulmuesi serb mund të rikuperojë 2-3 javë përpara afatit, që do të thotë prezencë në fushë që nga mes-fundi i shkurtit, me ndeshjen ndaj Interit më 15 shkurt në fokus. Vlahovic mungon që më 29 nëntor, kur u dëmtua në ndeshjen ndaj Cagliarit, duke pësuar një dëmtim të lartë të lidhjes muskulore-tendine të aduktorit të majtë. Që nga fillimi i dhjetorit, sulmuesi ka nisur punën për t’u rikthyer sa më shpejt, përfshirë operacionin në Londër për “riparimin e avulsionit tendinous të aduktorit të majtë”, sipas klubit. Juventusi, ndërkohë, ka gjetur formën e Jonathan David, gol me Sassuolon, pas gabimit nga penalltia ndaj Lecce. Fizioterapia e Vlahovic po ecën...