Vlahoviç-Levandovski, fate të kryqëzuara: Barcelona lëviz kurse Milani sfidon në dy fronte
E ardhmja e Dusan Vlahović-it duket gjithnjë e më larg Torinos dhe po lidhet ngushtë me atë të Robert Lewandowskit. Të dy sulmuesit janë në skadencë kontrate më 30 qershor 2026 dhe, pa rinovim, kanë të drejtë të firmosin paraprakisht me klubet e reja. Kjo situatë ka vënë në lëvizje gjigantët e Europës, të gatshëm të parakalojnë konkurrencën. Në ‘pole position’ për sulmuesin e Juventusit është Barcelona. Me Robert Lewandowski-n që po i afrohet moshës 38-vjeçare dhe fundit të një karriere madhështore, katalanasit e shohin Vlahović-in si pasardhësin ideal: një qendërsulmues “me peshë”, relativisht i ri, por me eksperiencë dhe i përshtatshëm për projektin teknik. Kontaktet me rrethin e lojtarit serb kanë nisur dhe Barcelona është e gatshme t’i barazojë pagën aktuale prej rreth 12...
Burimi:
ntv.al