Vizitorë të veçantë vizitojnë mini-ekspozitën filatelike në “Shtëpinë e Futbollit” (foto)
Studentë të ndryshëm të degës së sportit të Universiteti “Marin Barleti” dhe të Universiteti i Sporteve të Tiranës kanë zhvilluar gjatë këtyre ditëve vizita në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku është hapur mini-ekspozita filatelike në bashkëpunim mes Federata Shqiptare e Futbollit dhe Posta Shqiptare. Vizitat e studentëve u fokusua në njohjen nga afër me seksionet e ekspozitës, e cila përfshin pulla shqiptare me tematikë sportive ndër vite, bocete të reja dhe historike, panelin special “Kuq e Zi – Simboli që udhëton në Europë”, si dhe stenda të filatelistëve me koleksione sportive me dimension edukativ. Përmes kësaj eksperience, studentët patën mundësinë të kuptojnë më thellë ndërthurjen mes sportit, kulturës dhe identitetit kombëtar. Gjithashtu, me këtë rast ata vizituan edhe muzeun e futbollit për t’u njohur...
Burimi:
telesport.al