Vitinha: Jemi në një moment të mirë, po luajmë futboll të shkëlqyer e synojmë sërish Champions
18 Mars 2026 8:19 Telesport Mesfushori i PSG, Vitinha, foli për mediat pas fitores 3-0 ndaj Chelsea në sfidën e kthimit të Champions League, luajtur dje në Londër. Një fitore që ishte një hakmarrje për parizienët pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për klube. Falë triumfit, PSG u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve: “Po luajmë futboll të shkëlqyer si ekip. Jemi shumë kompetentë në gjërat që duhet të bëjmë: i njohim dhe i vëmë në praktikë në fushë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”. “Është shumë e vështirë të arrish këtë nivel. Në Angli, ishte e vështirë për mua, nuk do ta mohoj, por tani jam këtu dhe jam i lumtur që kam arritur në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve”,...
Burimi:
telesport.al