Vinicius shkëlqen, Reali fiton derbin e Madridit
Real Madrid mposhti 3-2 Atletico Madrid, duke vijuar ndjekjen e Barcelonës kryesuese. Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh në minutën e 33-të, me Lookman, teksa fragmenti i parë u mbyll me rezultatin 0-1. Në pjesën e dytë, Vinicius në minutën e 52-të shënoi me penallti për të barazuar rezultatin, teksa në minutën e 55 ishte Valverde që kaloi në avantazh Realin. Një supergol i Molinës riktheu baraspeshën, por ishte sërish Vinicius ai që shënoi golin e fitores për vendasit. Reali mbeti me 10 lojtarë në minutën e 77, teksa kapiteni Valverde u ndëshkua me karton të kuq. Pas kësaj fitoreje, Reali mban vendin e dytë me 4 pikë më pak se Barcelona, ndërkohë që Atletico zbret në vendin e katërt.
Burimi:
opinion.al