Vinicius protagonist në Lisbonë, Dortmund thyen Atalantën, Juve për turp në Stamboll

Vinicius protagonist në Lisbonë, Dortmund thyen Atalantën, Juve për turp në Stamboll

Pasi shënoi golin 1-0 kundër Benfikës, sulmuesi i Real Madridit, Vinicius, i raportoi gjyqtarit se kishte marrë fyerje raciste nga një lojtar kundërshtar, duke treguar nga Prestianni. Braziliani më pas u drejtua në stol: fillimisht, ai debatoi me trajnerin e Benfikës, Murinjo, pastaj u ul në stolin e Real Madridit, sikur të tregonte se nuk donte të rifillonte loja. Gjyqtari i ndeshjes, francezi François Leteksier, më pas aktivizoi protokollin anti-racizëm të FIFA-s, duke demonstruar vendimin e tij në stadium duke ngritur krahët në formën e një “X”. Ndeshja u ndërpre, por më pas rifilloi: kaluan 10 minuta midis golit të Vinicius dhe rifillimit. Pas rifillimit braziliani u prit me vërshëllima për çdo prekje të topit. Ndërkohë Dortmund kaloi 2-0 Atalantën, ndërsa derbi francez në Play...