Vinicius mbështet Yamal, “like” mesazhit kundër koreve anti-Islam

Vinicius mbështet Yamal, “like” mesazhit kundër koreve anti-Islam

2 Prill 2026 13:43 Alfred Lleshi Vinícius Júnior qëndron në krah të Lamine Yamal. Pas postimit të talentit të ri të Barcelonës kundër koreve anti-Islam gjatë Spanjë-Egjipt, braziliani i Real Madridit tregoi mbështetjen për qëndrimin e fortë të lojtarit blaugrana, i cili, dukshëm i tronditur, u largua nga fusha i zhgënjyer jo për barazimin, por për episodin e racizmit. Yamal denoncoi atë që ndodhi në “RCDE Stadium”, ku u dëgjuan kore si “kush nuk kërcen është mysliman”. Vinícius, gjithmonë në vijën e parë kundër racizmit, që e ka përjetuar personalisht, vendosi një “like” te mesazhi i Yamal, rivalit në kampionat. Edhe Barcelona reagoi menjëherë në mbështetje të lojtarit të saj, ashtu si disa shokë skuadre dhe emra të mëdhenj si Paul Pogba, Xavi Hernández, Achraf Hakimi,...