Vinicius, hero dhe martir… Mourinho: Pse nuk e feston golin si Di Stéfano apo Pelé?
Vinicius ishte protagonisti i “Da Luz”, shënoi një gol spektakolar pas asistit të Mbappé dhe udhëhoqi pothuajse i vetëm sulmin e Real Madridit. Pas festimit në këndore, tifozët reaguan duke hedhur objekte, ndërsa ai u kthye duke treguar vetëm numrin 7 në fanellë. Situata u tensionua pas një përplasjeje me Prestianni. Vinicius denoncoi tek arbitri François Letexier një fyerje raciste dhe u aktivizua protokolli. “Prestianni e quajti pesë herë ‘majmun’ Vinicius, e pashë vetë”, – deklaroi Mbappé, ndërsa u vu re edhe gjesti i lojtarit argjentinas që mbuloi gojën me fanellë. Braziliani shkoi në stol me synimin për ta braktisur ndeshjen. Në mes të tensionit u shfaq Mourinho për ta qetësuar. “Ke shënuar një gol të jashtëzakonshëm. Pse nuk feston si Di Stéfano apo Pelé?” –...
Burimi:
telesport.al