Vinicius barazon Neymarin për ndeshje në Europë, diferenca në gjithçka tjetër është dërrmuese
Vinicius Jr dhe Neymar Jr janë dy yje të futbollit brazilian. I pari zgjodhi Real Madridin kur Barcelona ishte shumë pranë transferimit të tij, ndërsa i dyti bëri të kundërtën, duke veshur fanellën blaugrana kur shumëkush e shihte te madrilenët. Asnjëri nuk fitoi “Topin e Artë”, edhe pse në periudha të ndryshme janë konsideruar më të mirët në botë. Neymar, 34 vjeç, u largua nga Europa pas 359 ndeshjesh, shifër që tani është barazuar nga Vinicius, 25 vjeç. Në 359 ndeshje, Vinicius ka 119 gola, 84 asistime dhe 886 driblime. Në të njëjtin numër ndeshjesh, Neymar realizoi 223 gola, 129 asistime dhe 1619 driblime: +104 gola, +45 asistime dhe +733 driblime më shumë. Sa iu përket trofeve, Neymar fitoi 1 Champions League, 2 La Liga, 3...
Burimi:
telesport.al