Vinicius ankohet te Xabi Alonso: I thuaj Gonzalos të më pasojë; jo gjithmonë, por të paktën një
6 Janar 2026 12:15 Alfred Lleshi Gjatë ndeshjes së Real Madrid ndaj Betisit, të dielën, Vinicius Junior u kap nga kamerat e “El Día Después” duke shfaqur pakënaqësinë te trajneri Xabi Alonso. Ai u anku se shokët e skuadrës nuk po e kërkonin sa dëshironte me pasime: “Kjo është e pamundur, duhet ta pasojnë topin. Këtu të gjithë duan të driblojnë dhe pastaj më fishkëllejnë mua. I thuaj Gonzalos të japë ndonjë pasim. Jo gjithmonë, por të paktën një”. Gonzalo më vonë realizoi “hat-trick” dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Pak minuta para zëvendësimit, trajneri u tensionua për mënyrën si Vinicius po menaxhonte presionin në daljen me top të Betisit, duke i thënë: “Hej, dreqi ta marrë, Vini. Hajde, burrë, vrapo! Dreq, bëj presion! Ja ku...
Burimi:
telesport.al