Vijon shkëlqimin në Angli, Mehmeti sheh lart, Silvinjo vështron ‘poshtë’

Vijon shkëlqimin në Angli, Mehmeti sheh lart, Silvinjo vështron ‘poshtë’

Championship në Angli dhe mesfushori anësor shqiptar Anis Mehmeti kanë një të përbashkët. Cilësia në nivelin e dytë në ishull mbetet e njësuar thuajse me shumë nga ligat e para europane me futboll të përparuar dhe e dyta, performanca dhe gjurmët që po lë ish lojtari kuqezi ndeshje pas ndeshje. Sot Mehmeti realizoi golin e parë të Bristol Sitit në minutën e 4-ët duke i hapur udhë fitores në udhëtim përballë Uest Bromuiç me shifrat 1-2. Me vlerën prej 9.6 milion euro sipas transfermarkt, 24 vjeçari me kontratë deri në 30 qershor 2026 me Bristol konsiderohet si lideri absolut i klubit të rënditur te zona play off (vendi i 6 në 23 javë). Ai luajti 65′ dhe përpos golit të shënuar nga jashtë zone, u...