Vijon rivaliteti Mesi-Ronaldo, kush do e kapë i pari shifrën e 1000 golave
Adriatik BALLA Rivaliteti Mesi-Ronaldo ka dominuar skenën e futbollit në dy dekadat e fundit dhe të dy lojtarët kanë fituar shumë me ekipet ku kanë luajtur por edhe në planin individual, me topa të artë e këpuca të arta, duke qenë idhujt e tifozerisë së futbollit kudo në botë. Edhe pse argjentinasi luan në SHBA e portugezi në superligën e Arabisë Saudite, ata vijojnë ende të rivalizojnë, këtë herë për një shifër fenomenale të numrit të golave. Një tjetër gol për Lionel Mesin, i cili e udhëhoqi përmbysjen e Inter Miamit ndaj Nju Jork Siti nga 2-1 në 2-3. Në minutën e 61-të të ndeshjes, në momentin kur skuadra e tij ishte në disavantazh, ish-ylli i Barcelonës realizoi nga një goditje dënimi e ekzekutuar nga...
Burimi:
sot.com.al