VIDEO/ Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, realizon tripletë në derbin ndaj Zyrihut
Skuadra e Baselit ka shënuar fitore spektakolare në derbin ndaj Zyrihut me rezultatin 3 me 4, duel i vlefshëm për javën e 21-të në Superligën e Zvicrës. Heroi i sfidës për kuqeblutë ishte Xherdan Shaqiri, i cili shënoi tripletë si dhe asistoi në golin tjetër të shënuar nga Bazeli. Ylli shqiptar i Zvicër, tun rrjetën në minutat 11, 45+3’ si dhe 90+4’, ndërkohë që asistoi në minutën 51 për golin e shënuar nga Otele. Falë këtij triumfi, skuadra e Bazelit u ngjit në kutën e 36 pikëve, duke u renditur në vendin e katërt, me një diferencë –10 pikë nga kryesuesit e Thun. Për sa i përket Shaqirit, ai mban vendin e tretë në listën e golashënuesve me 9 realizime dhe 10 asiste.
Burimi:
sot.com.al