VIDEO/ Vojvoda “trullos” lojtarët e Milanit me driblimin e tij, Komo krenohet me lëvizjet e mbrojtësit shqiptar
Milani u ndal në një barazim 1-1 nga Komo në përballjen e vlefshme për javën e 25 të Serisë A. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Mërgim Vojvoda, i cili shpalosi më së miri aftësitë e tij teknike. Lojtari shqiptar është bërë viral në rrjetet sociale dhe në media me driblimin e tij ndaj Tomorit. Megjithëse ndodhej pranë vijës anësore dhe me pak hapësirë në dispozicion, Vojdova ka arritur të shmangë lehtësisht mbrojtësin e Milanit. Më tej ia doli të shmangte edhe Salemakersin e të pasonte me sukses për shokun e tij të skuadrës. Ky driblim është shpërndarë me krenari edhe nga klubi Komo në faqen zyrtare në “Twitter”./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com