VIDEO/ Tirana e pamposhtur për të 8-n ndeshje radhazi, Dinamo rrëmben një pikë edhe me 10 lojtarë
Derbi mes Tiranës dhe Dinamos ka përmbyllur javën e 23-të të “Abissnet Superiore”-s. Skuadrat janë larguar me nga një pikë secila nga stadiumi “Selman Stërmasi”, teksa sfida ka përfunduar me shifrat 1-1. Bardheblutë kapën në befasi Dinamon që në sekondat e para të takimit. Falaje e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e parë të ndeshjes, duke e nisur derbin në epërsi për Tiranën. Si për të mos mjaftuar goli i pësuar kaq herët, “nëndetëses blu” iu desh të luante me një lojtarë më pak që nga minuta e 32-të. Pikërisht në këtë moment Gudiabi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të shtyrjes me duar të njërit prej lojtarëve kundërshtarë. Megjithatë ekipi i Ilir Dajës arriti të dilte me pikë nga kjo...
Burimi:
sportekspres.com