(VIDEO) Skena surreale në Estadio Carlos Belmonte: ekipi i kategorisë së dytë nuk u beson syve, shpërthejnë në lot lojtarë e tifozë. Arbeloa duket i shtangur
Ndodhi e paimagjinueshmja dhe befasia që do të mbetet në kujtesën e tifozëve madrilenë për një kohë të gjatë, pasi Real Madrid është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga skuadra e kategorisë së dytë qe po bie ne kategorinë e tretë, Albacete, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 3-2 për vendasit. Lot nga vendasit mes emocioneve dhe mrekullisë, ashtu si edhe ne shkallët e stadiumit. Poshtërim për Real Madrid i cili sot u udhehoq nga trajneri i sapozgjedhur, Arbeloa, qe mori vendin e te shkarkuarit Xabi Alonso pas Superkupes se Spanjes, te humbur njesoj 3-2 ndaj Barcelones. VIDEO: FESTA E VENDASVE DHE ZHGENJIMI MADRILEN Albacete surprizoi që në fillim, duke kaluar në avantazh në minutën e 42’, kur Javi Villar shfrytëzoi një goditje nga këndi...
Burimi:
telesport.al