VIDEO/ Redon Xhixha Show! Lojtari i Tiranës shënon super gol ndaj Egnatias, çfarë spektakli

VIDEO/ Redon Xhixha Show! Lojtari i Tiranës shënon super gol ndaj Egnatias, çfarë spektakli

Redon Xhixha ka dhuruar një spektakël të vërtet në ndeshjen Egnatia-Tirana. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 0-1 dhe autori i golit ishte ylli i bardhebluve. Mes dy lojtarëve kundërshtarë dhe me një teknikë të lartë, Xhixha arriti që t’i lërë pas vetes dhe në fund ëmbël goditi në rrjetë duke shënuar golin e avantazhit. Kështu Tirana kryeson, por lajmi i keq për bardheblutë është se Xhixha ka pësuar një dëmtim muskulor në fund të pjesës së parë dhe nuk mund të vazhdojë dot më në pjesën e dytë. /Sport Ekspres/