Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, kur Gladys Aurora López, deputete e Partisë Kombëtare, u plagos rëndë nga një pajisje shpërthyese që shpërtheu vetëm disa centimetra larg kokës së saj. Ngjarja ndodhi të enjten gjatë një interviste për mediat, kur López po fliste para kamerave dhe papritmas një objekt rrethor u hodh drejt saj. Pajisja goditi pjesën e pasme të qafës së saj dhe shpërtheu në flakë, duke shkaktuar panik në turmë dhe duke lënduar edhe disa persona të tjerë që ndodheshin pranë. López mbijetoi, por pësoi dëmtime serioze, duke përfshirë djegie dhe dëmtime në dëgjim. Shumë nga të pranishmit gjithashtu pësuan lëndime të lehta. Sulmi ndodhi në një kohë të tensionuar politikisht, gjatë një rinumërimi të kontestuar të votave pas fitore së...