VIDEO/ Penalltia e humbur e Xhenoas në frymën e fundit, “hilja” e futbollistit serb bën xhiron e rrjetit

VIDEO/ Penalltia e humbur e Xhenoas në frymën e fundit, “hilja” e futbollistit serb bën xhiron e rrjetit

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 kundër Xhenoas në “San Siro”, në një ndeshje dramatike deri në sekondat e fundit. Në frymën e fundit miqtë shpërdoruan një 11-metërsh, për ti çuar shifrat në 1 me 2. Goditjen nga pika e bardhë e penalltisë e mori përsipër futbollisti Stanciu. Përpara ekzekutimit të goditjes, mbrojtësi Strahinja Pavlovic u filmua duke dëmtuar qëllimisht pikën e penalltisë. Penalltia e Stanciut përfundoi mbi portë, duke bërë që rezultati i ndeshjes të mos ndryshonte deri në mbyllje. Kjo bëri që në rrjetet sociale të shpërthejnë polemikat. Ky veprim solli në vëmendje një episod të vitit 2001, kur lojtari Maspero kreu një gjest të ngjashëm në derbin midis Torinos dhe Juventusit. Edhe në atë rast, Salas e humbi...