VIDEO/ Ndez motorin para ndeshjes me Poloninë, Myrto Uzuni shënoi gol që në ndeshje të parë në MLS
Myrto Uzuni është rikthyer që të luajë në fushën e blertë. Pas një pushimi prej thuajse tre muajsh, lojtari i Shqipërisë i është kthyer ndeshjeve të kampionatit në MLS. Ishte ndeshja e parë ku Austin u përballë ndaj Minesota dhe rezultati përfundoi në 2-2.Uzuni luajti për 90 minuta dhe në të 76 do të realizonte golin e dytë, duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm ekipit të tij. Në fund Yeboah do të barazonte në 2-2, për të ndarë pikët. Ajo që vlen është fakti që Uzuni merr ngarkesën e plot dhe arrin të gjejë golin, duke nxituar dhe përshpejtuar hapat kështu, për të qenë gati sa i përket ndeshjes së Kombëtares kundër Polonisë. /Sport Ekspres/?
Burimi:
sportekspres.com