VIDEO/ Muçi nuk di të shënojë gola normalë, sulmuesi shqiptar shënon dhe asiston për Trabzonsporin
Ernest Muçi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit. Ish-lojtari i Tiranës ka shënuar gol dhe ka asistuar në fitoren 3-0 kundër Fetijesporit. Ernest Muçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 69 të takimit të vlefshëm për Kupën e Turqisë. Si përherë, lojtari i Kombëtares kuqezi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit me gjuajtjen e tij nga distanca. Ndërkohë Muçi ka dhënë kontributin e tij edhe në golin e tretë të takimit, ku dha asistin për Nuakaemen në minutën e 79./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com