VIDEO/ Messi tenton të sulmojë arbitrin pas disfatës në kampionat, Suarez e ndalon
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale duket se tregon Lionel Messin teksa mbahet nga shoku i skuadrës, Luis Suárez, pas humbjes së rëndë të Inter Miami në MLS ndaj Los Angeles FC. Inter Miami e nisi sezonin 2026 të Major League Soccer me një transfertë në “LA Memorial Coliseum”, por mbrëmja rezultoi zhgënjyese për skuadrën e Messit, që u mposht 3-0. Golat për vendasit u realizuan nga David Martínez, Denis Bouanga dhe Nathan Ordaz, ndërsa në fushë spikati edhe ish-ylli i Tottenham Hotspur, Son Heung-min. Pas përfundimit të ndeshjes, pamjet tregojnë një Messi të acaruar teksa i drejtohet arbitrave. Sipas gazetarit Giovanni Guerrero nga STV Deportes, argjentinasi ishte i pakënaqur me gjykimin. Në video shihet momenti kur Suárez ndërhyn për ta...
Burimi:
opinion.al