VIDEO/ Lojtarët shqiptarë janë në formë përpara sfidës me Poloninë, asist nga Asllani dhe Bajrami

VIDEO/ Lojtarët shqiptarë janë në formë përpara sfidës me Poloninë, asist nga Asllani dhe Bajrami

Lojtarët shqiptarë po shkojnë me një formë mjaft të mirë drejt transfertës kundër Polonisë. Pas golit të Uzunit, dy futbollistë të tjerë të Kombëtares kanë qenë protagonist me ekipet e tyre mbrëmjen e sotme. Kristjan Asllani ka dhënë asist në fitoren 4-0 të Beshiktashit kundër Goztepes. Mesfushori i bardhezinjve dha pasimin që më pas solli golin e 2-të të ndeshjes. Ndërkohë, asist ka dhënë edhe Nedim Bajrami. Ky i fundit hyri në fushën e lojës në minutën e 78, por vetëm 2 minuta më vonë arriti të shndërrohej në protagonist. Bajrami dha asistin për golin e parë të Rejnxhërsit, duke hapur kështu rrugën drejt barazimit 2-2 kundër Livingstonit./Sport Ekspres/