VIDEO/ Kristjan Asllani i çudit te Beshiktashi me IQ e treguar, nuhatja e madhe e shqiptarit te goli është për studim
Kristjan Asllani duket i rilindur te Beshiktashi! Mesfushori shqiptar ka hequr shumë peshë të madhe nga vetja pas largimit nga Serie A. Në kampionatin që ka një vëmendje më të madhe dhe ku Asllani kërkonte me patjetër që të ecte sa më shumë, gjërat nuk shkuan aspak mirë. Thuhet shpesh se ndonjëherë dëshira e madhe për të provuar veten të bën që të dhurosh performanca të cilat janë për t’u harruar. Ky mund të quhet edhe rasti i Kristjan Asllanit që pasi zhgënjeu te Interi, zhgënjeu dyfish më shumë te Torino. Nëse edhe Torino të kthen nga huazimi përpara kohe, situata nuk është aspak e mirë. Kështu shqiptari vendosi që të largohej fare nga Italia dhe të niste një aventurë të re, në Turqi. Ai...
Burimi:
sportekspres.com