VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Bylis B dhe Orikut. Takimi i luajtur në Ballsh u ndërpre në minutën e 43’ pas dhunës që shpërtheu në fushë, ku u përfshi edhe policia. Në fundin e pjesës së parë, Telushi dhe Sulovari u ndëshkuan në karton të kuq nga ekipet respektive. Nga video e publikuar dallohet Telushi i Orikut që shoqërohet nga Policia. Sfida ndërkohë ishte e vlefshme për javën e parafundit në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Ndeshja qëndroi e ndërprerë për disa minuta. Për shkak të kartonit të kuq, Telushi ka humbur finalen që do luhet ndaj Butrintit.