VIDEO/ Ishte apo jo penallti? Reagon edhe trajneri i Partizanit: Penallti pa kontakt, nuk pranojnë as VAR-in

VIDEO/ Ishte apo jo penallti? Reagon edhe trajneri i Partizanit: Penallti pa kontakt, nuk pranojnë as VAR-in

Partizani është eleminuar sot nga Kupa e Shqipërisë. Rrugëtimi i tyre u ndrërpre në çerekfinale nga Elbasani, i cili siguroi kualifikimin në kohën shtesë. Ishte një penallti e dhënë për verdheblutë ajo që në fund përcaktoi fituesin e kësaj sfide. Megjithatë 11 metërshi i dhënë në favor të Elbasanit hapi jo pak polemika. Së fundmi ka reaguar edhe trajnerni i Partizanit. Kërnaja ka shpërndarë një video nga moviola e këtij episodi, të shoqëruar me fjalët: “Krenar për djemtë për çfarë dhanë në fushën e lojës. Sigurisht, ka vend për përmirësim. Penallti pa kontakt. Madje, nuk pranon as VAR-in”./Sport Ekspres/