Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
VIDEO/ Granit Xhaka i lë të gjithë pa fjalë, shikoni asistin që i nxjerrë të gjithë kundërshtarët jashtë kohe
Një hap përpara të gjithëve! Ky është Granit Xhaka i cili ka zhvilluar një tjetër ndeshje të mirë në përballjen mes Sunderland dhe Leeds. Takimi është mbyllur në shifrat 1-1, teksa Xhaka ishte protagonist me një asist në golin e vetëm të realizuar nga ekipi i tij. Një asist që i ka lënë të gjithë pa fjalë, teksa pasimi i mesfushorit shqiptar ishte tërësisht i papritur duke nxjerrë jashtë kohës të gjithë vendosjen e kundërshtarëve që nuk e prisnin një pasim të tillë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/