VIDEO/ Gol dhe asist në Bundesligë, Gruda vendimtar për Lajpcigun

VIDEO/ Gol dhe asist në Bundesligë, Gruda vendimtar për Lajpcigun

Brajan Gruda është përshtatur më së miri në radhët e Lajpcigut. Rikthimi i tij në Gjermani duket se po rezulton zgjedhja e duhur për karrierën. Lojtari shqiptar ka qenë vendimtar për Lajpcigun mbrëmjen e sotme. Gruda ka dhënë asist, si dhe ka shënuar gol në barazimin 2-2 kundër Volfsburgut. Fillimisht ai dha pasimin për gol në minutën e 70, ndërsa në minutën e 89 realizoi një gol të jashtëzakonshëm me të majtën e tij. Një gol që i dha barazimin Lajpcigut dhe që në fund u shndërrua në një pikë më tepër në renditje për ekipin gjerman./Sport Ekspres/