VIDEO/ Getafe hesht “Bernabeun” me një super gol, Reali largohet me humbje nga stadiumi

VIDEO/ Getafe hesht “Bernabeun” me një super gol, Reali largohet me humbje nga stadiumi

Mbrëmjen e sotme Reali i Madridit ka pritur në “Santiago Bernabeu” Getafen. Një kundërshtar i lehtë në letër, por jo në fushë. Satriano tundi rrjetën me një goditje spektakolare, duke shtangur stadiumin. Goli i tij rezultoi vendimtar, teksa ndeshja përfundoi me shifrat 0-1 në favor të Getafes. Tashmë Reali i Madridit gjendet në vendin e dytë në renditje, 4 pikë larg Barcelonës kryesuese./Sport Ekspres/