VIDEO/ Ernest Muçi nuk di të ndalet, shënon gol klasi ndaj Fenerbahçes

VIDEO/ Ernest Muçi nuk di të ndalet, shënon gol klasi ndaj Fenerbahçes

Ernest Muçi nuk di të ndalet së shënuari këtë sezon. Sulmuesi shqiptar vazhdon ecurinë e tij mjaft pozitive edhe ndaj një gjiganti të futbollit turk si Fenerbahçja. Lojtari 24-vjeçar ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 6 të takimit. Ai ka shfrytëzuar një vertikalizim të gjatë nga shoku i tij i skuadrës dhe me një parabël ka mposhtur lehtësisht portierin e Fenerbahçes. Një veprim që tregon më së miri klasin që mbart në këmbët e tij ky futbollist./Sport Ekspres/