VIDEO/ “Ernest Muçi… Çfarë lojtari që ishte”, faqja zyrtare e kampionatit polak kujton me nostalgji lojtarin shqiptar
Në Poloni kanë nisur të bëhen nostalgjik për Ernest Muçin. Pas largimit nga Tirana, sulmuesi shqiptar spikati me talentin e tij në elitën polake, ku mbajti veshur fanellën e një klubi të madh si Legia e Varshavës. Në prag të sfidës së Legias kundër Visla Plokut, faqja zyrtare e “Ektraklasës” në “Twitter” ka shpërndarë një gol spektakolar që Muçi ka shënuar ndaj Vislës. Sulmuesi shqiptar shkarkoi të djathtën e tij nga një distancë e largët dhe mposhti me sukses portierin. Videoja e golit është shoqëruar me fjalët: “Ernest Muçi… Çfarë lojtari që ishte”. Gjithashtu në mbishkrim është vendosur edhe simboli i një fytyre me sytë e përlotur, si për të treguar nostalgjinë për lojtarin që tashmë po shkëkqen te Trabzonspori./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com