Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
VIDEO/ E majta “magjike” e Jasir Asanit vulos fitoren, Esteghlal-i kalon grupin në Champions-in e Azisë
Esteghlal-i ka siguruar kalimin e grupit në AFC Champions League Two. Klubi Iranian është përballur sot me Al Muharraq-in, të cilin e ka mposhtur me shifrat 0-3. Protagonist në këtë sfidë ishte edhe Jasir Asani. E majta magjike e lojtarit shqiptar krijoi një tjetër perlë. Asani tundi rrjetën në minutën e 87, duke vulosur përfundimisht fitoren 0-3 të Esteghlal-it. Me fitoren e sotme, iranianët kaluan Al Muharraq-in në renditje, duke e përfunduar grupin në vendin e dytë me 8 pikë të grumbulluara./Sport Ekspres/