VIDEO/ Do ta kishte zili edhe Ronaldo! Ernest Muçi i lë pa mend në Turqi, goli që thyen ligjet e fizikës
Ernest Muçi është duke kaluar padyshim formën e jetës te Trabzonspori. Pas një periudhe e gjitha për t’u harruar te Beshiktashi, futbollisti shqiptar është kthyer te Trabzonspori për të dhënë më të mirën e tij. Shqiptari ka shënuar sot golin e parë për vitin 2026 në përballjen e Kupës kundër Instabulsporit. Teksa rezultati ishte 1-0 në favor të vendasve, në minutën e 41, Muçi realizoi golin e barazimit. Më pas në minutën e 57, Muçi dhuroi një asist për Batagov, duke sjellë kështu edhe golin e dytë. Trajneri kishte përgatitur zëvendësimin e lojtarit të Kombëtares pasi ky i fundit e kreu punën e tij, duke bërë gati një lojtar tjetër. Por Muçi nuk e kishte thënë ende fjalën e tij dhe në minutën e 61...
Burimi:
sportekspres.com