VIDEO/ Dhuna dje në Vlorë. Teuta publikon pamjet e rënda: Ekipi në gjendje të rënduar! Të merren masa

VIDEO/ Dhuna dje në Vlorë. Teuta publikon pamjet e rënda: Ekipi në gjendje të rënduar! Të merren masa

Teuta ka reaguar për episodin e djeshëm që ndodhi në transfertën e Flamurtarin. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi durrsak shkruan se ishte një skandal në Vlorë dhe FSHF të marrë masa.  Njoftimi i plotë  Skandal në Vlorë! Futbollistët e Teutës dhunohen nga kundërshtarët! FSHF të marrë masa!  Një ngjarje e paprecedentë dhune u regjistrua në Vlorë, në ndeshjen Flamurtari–Teuta, ku futbollistët e ekipit tonë u dhunuan barbarisht nga kundërshtarët dhe tifozët vlonjatë.  KF Teuta kërkon të informojë publikun për dhunën që ndodhi në stadiumin e Flamurtarit, ku Muço Boçi dhe Mario Beshiraj u goditën me grusht nga lojtarët e Flamurtarit dhe më pas nga tifozët që mësynë fushën në minutën e 69-të.  Një episod i tillë i tronditi lojtarët, të cilët kaluan në shok psikologjik, por çuditërisht delegati i ndeshjes, Armando Mandro,...