Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Ndeshja e raundit të 1/8-ës së finales së Kupës së Katarit mes Al Shahaniya dhe Al Shamal u bë virale për shkak të një autogoli të pazakontë të portierit të skuadrës mysafire, Oumar Barry. Rezultati ishte 0-0 deri në minutën e 92-të, kur mesfushori i Al Shahaniya, Yousuf Raisi, ekzekutoi një goditje dënimi nga rreth 40 metra. Gjuajtja ishte e fortë, por drejt zonës së portës, dukej si një top i lehtë për t’u kontrolluar nga portieri. Megjithatë, 39-vjeçari Barry devijoi fillimisht topin lart mbi kokë dhe, ndërsa ai po binte, tentoi ta largonte mbi traversë për një goditje këndi. Në mënyrë të pabesueshme, ai humbi kontrollin e topit, e përplasi atë në traversë dhe më pas e shtyu në portën e tij, duke shënuar...
Burimi:
opinion.al