VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

Një atmosferë elektrizuese ka përfshirë Varshavën nga tifozët shqiptarë në prag të ndeshjes së mbrëmjes së sotme. Siç shihet nga pamjet që sjell nga Varshava gazetari i gazetës TemA, Fatjon Baze, tifozët kuqezi kanë nisur festën me këngë dhe valle shqiptare. Ata kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit polak, duke treguar njëkohësisht edhe sjellje korrekte. Sfida Poloni–Shqipëri do të luhet mbrëmjen e sotme, në orën 20:45.