Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
VIDEO/ Anthony Joshua hedh në tapet Jake Paul dhe fiton me ‘K.O.’
Boksieri britanik Anthony Joshua triumfoi bindshëm ndaj amerikanit Jake Paul, duke mposhtur me ‘Knock Out’ (K.O.) në raundin e gjashtë në duelin e zhvilluar në Miami. Sfida ishte parashikuar të zgjaste 8 raunde, por u mbyll më herët për shkak të dominimit total të ish-kampionit të botës në peshën e rëndë. Që nga fillimi, Joshua tregoi epërsinë e tij në ring, falë përvojës, fuqisë dhe avantazhit fizik ndaj YouTuber-it amerikan. Rivaliteti mes dy boksierëve ishte i vogël, ndërsa Paul u rrëzua disa herë në tapet, deri në momentin kur nuk arriti më të ngrihej pas numërimit të gjyqtarit në raundin e gjashtë. Pavarësisht humbjes, fakti që Jake Paul rezistoi deri në raundin e gjashtë u konsiderua nga disa si një arritje, pasi pritshmëritë ishin që dueli të përfundonte brenda...