VIDEO/ Aksioni i gatuar nga këmbët e Ernest Mucit, Trabzonspori nuk po ndalet në Turqi
Super Trabzonspori në Turqi! Ekipi i Ernest Mucit po fiton në transfertë ndaj Kaysespor, me pjesën e parë të mbyllur në shifrat 0-2. Vendasit janë ndëshkuar me një karton të kuq dhe në golin e dytë, në minutën e fundit, protagonist ishte Ernest Muci.Pasi nisi një goditje këndi të shkurtër, shoku i ekipit riktheu menjëherë topin te shqiptari. Muci arriti të jap një pasim fantastik për te Zubkov i cili goditi në portë dhe topi u ndal në duart e lojtarit kundërshtar. Kështu arbitri akordoi penallti dhe Onachu realizoi golin e dytë personal, këtë herë nga 11 metrat. Me këtë fitore, Trabzonspori mban vendin e 3, me 3 pikë më pak se Fenerbahce e vendit të dytë. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com