Víctor Font i kundërpërgjigjet Laportës: Jeton në realitet paralel. Sa herë hap gojën, gënjen
23 Shkurt 2026 13:44 Alfred Lleshi Kandidati për presidencën e Barcelonës, Víctor Font, reagoi menjëherë pas intervistës së Joan Laporta në “El Matí de Catalunya Ràdio”, duke kundërshtuar disa nga deklaratat e presidentit aktual. Font u shpreh i ashpër që në fillim: “Laporta jeton në një realitet paralel. Është shumë larg realitetit. Sa herë hap gojën, gënjen”. Lidhur me pretendimin e Laportës se klubi i ka “të gjithë mekanizmat e kontrollit të aktivizuar” për të shmangur parregullsitë, biznesmeni ishte kritik: “Mekanizma kontrolli? ‘Compliance Officer’ i tij më fyente gjatë fushatës së fundit elektorale, një ortak i Laportës. Na mashtrojnë në mënyrë sistematike”. Ai hodhi poshtë edhe deklaratën se ky është “bordi më transparent në historinë” e klubit: “Para transparencës, thuaj të vërtetën. Nuk mund ta...
Burimi:
telesport.al