Víctor Font: E pafalshme, kemi prishur marrëdhëniet me Messin dhe jo Real Madridin

Víctor Font: E pafalshme, kemi prishur marrëdhëniet me Messin dhe jo Real Madridin

11 Shkurt 2026 10:29 Alfred Lleshi Víctor Font, kandidat për zgjedhjet e Barcelonës, deklaroi në emisionin “El Larguero” se marrëdhënia me Messin duhet të ishte prioritet që kur ai u largua: “Është e pafalshme që kemi prishur marrëdhëniet me Leo dhe jo me Real Madridin”. Font foli edhe për Xavi Hernández, i cili mbështet sërish kandidaturën e tij, duke kërkuar ndryshim modeli dhe modernizim të klubit: “Xavi është i zhgënjyer nga drejtuesit aktualë dhe kërkon që klubi të mos udhëhiqet kaq personalisht”. Nëse fiton zgjedhjet, Font premtoi ulje çmimesh për abonimet e anëtarëve dhe një shpërblim për besnikërinë: “Duam stadium plot me anëtarë, duke i vendosur ata përpara turistëve”. Për marrëdhëniet me Real Madridin, Font tha: “Derisa RMTV ndikon në arbitrimet e ndeshjeve, kjo nuk...