Vetëm De Ligt e kalon si mbrojtës, Cancelo ka xhiruar 145 milionë euro transferime

Vetëm De Ligt e kalon si mbrojtës, Cancelo ka xhiruar 145 milionë euro transferime

14 Janar 2026 10:54 Alfred Lleshi Joao Cancelo rikthehet në La Liga. Në moshën 31-vjeçare, ai ka mbi një dekadë në futbollin profesionist. Debutoi me Benfica dhe më pas u huazua te Valencia, duke kaluar në total përmes 8 klubeve me një kosto prej rreth 145 milionë eurosh. Transferimi te Barcelona është huazimi i tij i pestë. Pas disa ndeshjeve me Benfica, ishte Valencia që pagoi 15 milionë për të. Fillimisht ishte zëvendësues i Antonio Barragán, por më pas u bë protagonist. Pas tri sezonesh në “Mestalla” shkoi tek Interi në huazim. Zikaltrit kishin një opsion blerjeje prej 35 milionë eurosh, që nuk u aktivizua. Më pas, Juventusi pagoi 40 milionë, duke e përdorur si mbrojtës krahu. Më pas u transferua te Manchester City për rreth...