Vetëm 10 gola larg rekordit të Etosë, Vedat Muriqi luan për të shkruajtur historinë te Majorka

Vetëm 10 gola larg rekordit të Etosë, Vedat Muriqi luan për të shkruajtur historinë te Majorka

Majorka ka rezultuar zgjedhja më e mirë në karrierën e Vedat Muriqit. Sulmuesi shqiptar është kthyer në njeriun gol te skuadra spanjolle. Përpos garës për golashënues në kampionat, shtatlarti nga Kosova luan për të shkruajtur historinë. Vetëm 10 gola e ndajnë nga lavdia në Majorka. Në rast se Muriqi do të shënonte 10 gola në kampionat, atëherë do të barazonte rekordin e Samuel Etosë, i cili numëron 54 gola të shënuar në La Liga. Një rekord më se i arritshëm për Muriqin, duke marrë në konsideratë ritmin e lartë të golave që po shënon./Sport Ekspres/