“Vështirë të gjesh sot lojtarë si Ismajli”, trajneri i ri flet me superlativa për mbrojtësin shqiptar: Është luftëtar
Trajneri i ri i Torinos ka folur me superlativa për Ardian Ismajlin. Roberto D’Aversa ka marrë së fundmi detyrën pas shkarkimit të Marko Baronit, teksa sot ka zhvilluar edhe prezantimin e tij përpara mediave. Gjatë konferencës ai ka folur edhe për Ardian Ismajlin, të cilin e ka quajtur një luftëtar dhe një lojtar që rrallë mund ta gjesh në ditët e sotme. “Ismajli pati sezonin e tij më të mirë, por pati edhe probleme. Është luftëtar, luajti me dorë të thyer. Është e vështirë të gjesh lojtarë si ky sot, me këtë shpirt”, është shprehur Roberto D’Aversa./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com